Jepen detaje nga takimi mes Thaçit e Kurtit

Aktuale

Jepen detaje nga takimi mes Thaçit e Kurtit

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:54
Hashim Thaçi e Albin Kurti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ekzistojnë dy mundësi pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi.

Thaçi ka deklaruar se si president i Kosovës do të respektojë në tërësi Kushtetutën.

“Janë dy mundësi, një që të shkohet në zgjedhje dhe tjetra është mundësia që unë e kam për obligim si president i vendit që të shmangen zgjedhjet në këto rrethana pandemie për krijimin e qeverisë  së re. Mundësinë e parë e ka partia e parë e pastaj të shohim’’, ka thënë ai në emisionin Pressing.

I pari i vendit më tej ka folur edhe për atë se çfarë u diskutua në takimin e sotëm me kryeministrin tanimë në detyrë, Albin Kurti.

‘’Takimi me Kurtin është i karakterit procedural dhe juridik me liderin e partisë së parë me mundësi që presidenti të mundësoj kandidatin të bindë presidentin që të krijojë qeverinë e re. Kam marrë opizionin e tij”, ka deklaruar Thaçi.

Pas rrëzimit të qeverisë më 25 mars me mocion të mosbesimit, gjatë ditës sotme presidenti Thaçi ka zhvilluar takime konsultative me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat