​Thaçi: Nëse BE fton kryeministrat në dialog – unë e mbështes

Aktuale

​Thaçi: Nëse BE fton kryeministrat në dialog – unë e mbështes

Më: 1 prill 2020 Në ora: 21:59
Hashim Thaci

Kreu i shtetit tonë ka demantuar pohimet se është diskutuar mundësia e ndarjes së Kosovës, teksa ka folur edhe për procesin e dialogut dhe atë se kush duhet ta udhëheqë nga pala kosovare.

Hashim Thaçi gjatë emisionit Pressing në T7 ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar për ndarjen e Kosovës ose shkëmbim territoresh.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë pohimet se në të gjithë këtë është përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

“Të gjitha këto dalin nga njerëz që janë kundër dialogut dhe njohjes reciproke”, ka thënë presidenti Thaçi, duke ftuar për unitet dhe ecje përpara të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Kreu i vendit tonë ka folur edhe në lidhje me atë nëse do të mbështesë Albin Kurtin që të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë.

Ai ka thënë se nëse Brukseli zyrtar fton kryeministrat në bisedime, atëherë do ta mbështe së, por nëse fton presidentët, atëherë do të jetë vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat