11 nga 13 të infektuarit janë nga Topanica, shumica të moshës së re

Aktuale

11 nga 13 të infektuarit janë nga Topanica, shumica të moshës së re

Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:26
Ilustrim

13 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Derisa në mesin e tyre, 11 janë vetëm nga Topanica e Kamenicës.

Në lidhje me këtë ka shkruar edhe kryetari Qëndron Kastrati, derisa ka thënë se shumica e të infektuarve janë të moshës së re.

Ky është postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer. Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm, po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi.

Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten.

Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat