U infektuan 11 persona nga ai, deklarata skandaloze e shoferit nga Kamenica: "S’ka virus e as orë policore për mua"

Aktuale

U infektuan 11 persona nga ai, deklarata skandaloze e shoferit nga Kamenica: "S’ka virus e as orë policore për mua"

Nga: A.M. Më: 1 prill 2020 Në ora: 22:57
I infektuari B.M. 

Është personi i parë i infektuar me Covid19 nga fashti Topanicë i Komunës së Kamenicës. Nga kontakti me të, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se nga ai u infektuan 11 persona nga i njejti vendbanim.

I infektuari B.M. gjatë kësaj kohe kur ishte shpallur nga Qeveria kufizimi i lëvizjes ai ka publikuar një fotografi në të cilen ka shkruar se “S’ka virus e as orë policore për mua”.

Ndryshe,  Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë.

Image
Story
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat