Konjufca komenton deklaratën e Albin Kurtit të vitit 2014 ku kishte thënë se shumica krijon qeverinë

Aktuale

Konjufca komenton deklaratën e Albin Kurtit të vitit 2014 ku kishte thënë se shumica krijon qeverinë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 23:33
Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar një deklaratë të Albin Kurtit në vitin 2014 ku kërkonte që shumica parlamentare të kishte përparësinë të krijonte qeverinë, e jo partia fituese.

Atë kohë PDK kishte fituar zgjedhjet, ndërsa partitë tjera kishin krijuar një bllok të quajtur VLAN. Mirëpo Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që partia fituese të kishte mundësinë që të krijonte qeverinë.

‘’E kam thënë disa herë. Meqenëse se opinioni i Kushtetutës është ashtu sic është nuk kemi zgjidhje tjetër vecse të dalim të parët. Kështu pata thënë. Nuk ka asnjë kundërthënie. Vendimi i Kushtetutës na detyroi të fitojmë zgjedhjet’’, thotë ai.

‘’Mirëpo tash që kemi fituar ato po dëshirojnë të interpretojnë ndryshe Kushtetutën. Por ne ju kemi futur zgjedhje duke ditur rregullat politike. Kemi qenë të parët, e kam thënë disa herë, nuk ka kundërthënie këtu’’, shtoi ai.

Tutje ai thtoë se presidenti Hashim Thaci po bie në kundërthënie me vetën.

‘’Pasi ra Qeveria Haradinaj, Thaci ftoi Kadri Veselin, i cili ishte udhëheqës i koalicionit fitues, nëse dëshironte të kishte edhe një mandatar. Pasi ai refuzoi shpalli zgjedhjet. Thaci nuk mund të bëhet kuazimonark, sic dëshiron ai. Rregullat janë të qarta. Duhet të respektohet Kushtetuta dhe të shpallen zgjedhjet pas pandemisë’’, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat