Konjufca: Avdullah Hoti mendoi se i fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Konjufca: Avdullah Hoti mendoi se i fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 23:45
Glauk Konjufca

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me PAN’in dëshiruan që të etiketojnë VV’në si anti-amerikane.

‘’Hoti e di vetë se ishte pro reciprocitetit. Ai votoi për në Prevallë kur votuam programin qeverisës. Qysh mundesh me bo kështu politikë? Po ashtu e kanë pasur premtim qeverisës. A tani del kinse kundër. Cilin vendim e morrëm nesër kundër Amerikës?’’, shtoi ai.

‘’Këta kanë shkuar të gjithë te Grenelli, prej Petrit Selimi, deri te Skender Hyseni, për të komplotuar se Kurti është kundër Amerikës. Pastaj vunë Hotin në krye dhe i premtuan postin e kryeministrit nëse ai do delte kundër VV’së si anti-amerikan. Hoti mendoi se fiton 50 mijë vota me rrëzimin e qeverisë. Por kjo ishte gënjeshtër e kulluar dhe u dështoi’’, shtoi ai.

‘’Këta janë të lidhur. Një grup i LDK’së me partitë tjera kanë milionat. Ata kanë punësuar të afërm nëpër institucione dhe të gjitha kanë përfituar. Por kauza e tyre dështoi’’, tha Konjufca.

Konjufca reagon ashpër: Thaçi po sillet sikur me qenë parti politike që ka fituar 40% në zgjedhje

Ministri i Ministrisë së Jashtme të qeverisë në detyrë, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po sillet sikur me qenë parti politike e quajtur “Hashim Thaci” dhe e cila i ka fituar 40% të zgjedhjeve.

“Presidenti po sillet sikur ai me qenë parti politike, dhe i ka fitu zgjedhjet. Po mendon se ka qenë partia politike e quajtur ‘Hashim Thaci’ dhe ka fituar 40% në zgjedhje, dhe po do ta formojë qeverinë ai. Nuk mundet kështu”, është shprehur Konjufca.

Tutje, ministri thotë se presidenti nuk mund të thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundi ta bëjë qeverinë.

“Ai nuk mundet me thanë VV’’ja provoi me bo qeverinë por nuk mundi. Kjo është gabim”, ka thënë Konjufca.

“VV’ja e ka bo qeverinë. Thjesht u rrëzuar me mocion të mosbesimit për shkak se partneri i koalicionit e ka votu mocionin”.

Në fund, Konjufca tha se Thaçi duhet t’i referohet VV’së si parti fituese e zgjedhje, në mënyrë që të mos devijohet vullneti i qytetarëve.

“Tash Presidenti duhet t’i referohet VV’së, partisë fituese, për mos me deviju vullnetin e qytetarëve”, shtoi Thaçi.

Konjufca tregon se pse u takua Kurti me Thaçin

Ministri në detyrë  i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçi për t’i treguar qartë se prioritet është pandemia.

Konjufca ka thënë se pasi që të sigurohen se e kanë fituar luftën me pandeminë e koronavirusit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Ka shkruar për të treguar se për qeverinë në detyrë është i pranueshëm pozicioni se ajo çka është më urgjente është situata e pandemisë. Pasi të sigurohemi që ja kemi dalë me luftën ndaj pandemisë, vendi duhet me shku në zgjedhje”, ka deklaruar ai në DPT te Fidani.

Pas rrëzimit të qeverisë më 25 mars me mocion të mosbesimit, gjatë ditës së sotme presidenti Thaçi ka zhvilluar takime konsultative me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

***

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar një deklaratë të Albin Kurtit në vitin 2014 ku kërkonte që shumica parlamentare të kishte përparësinë të krijonte qeverinë, e jo partia fituese.

Atë kohë PDK kishte fituar zgjedhjet, ndërsa partitë tjera kishin krijuar një bllok të quajtur VLAN. Mirëpo Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që partia fituese të kishte mundësinë që të krijonte qeverinë.

‘’E kam thënë disa herë. Meqenëse se opinioni i Kushtetutës është ashtu sic është nuk kemi zgjidhje tjetër vecse të dalim të parët. Kështu pata thënë. Nuk ka asnjë kundërthënie. Vendimi i Kushtetutës na detyroi të fitojmë zgjedhjet’’, thotë ai.

‘’Mirëpo tash që kemi fituar ato po dëshirojnë të interpretojnë ndryshe Kushtetutën. Por ne ju kemi futur zgjedhje duke ditur rregullat politike. Kemi qenë të parët, e kam thënë disa herë, nuk ka kundërthënie këtu’’, shtoi ai.

Tutje ai thtoë se presidenti Hashim Thaci po bie në kundërthënie me vetën.

‘’Pasi ra Qeveria Haradinaj, Thaci ftoi Kadri Veselin, i cili ishte udhëheqës i koalicionit fitues, nëse dëshironte të kishte edhe një mandatar. Pasi ai refuzoi shpalli zgjedhjet. Thaci nuk mund të bëhet kuazimonark, sic dëshiron ai. Rregullat janë të qarta. Duhet të respektohet Kushtetuta dhe të shpallen zgjedhjet pas pandemisë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat