Tha se mund ta ndërrojnë Kushtetutën e Kosovës, mjeku i UÇK-së ka një pyetje për Isa Mustafën

Aktuale

Tha se mund ta ndërrojnë Kushtetutën e Kosovës, mjeku i UÇK-së ka një pyetje për Isa Mustafën

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:46
Isa Mustafa, dje pas konsultimeve me presidentin Hashim Thaçi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se me 82 vota në Kuvend, mund ta ndërrojë Kushtetutën e Kosovës.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përcjell Bota sot.

Loshi në një postim në Facebook, e ka pyetur Mustafën se sa vota i duhen atij, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, për ta ndërruar popullin e Kosovës.

Postimi i Loshit:

Enigmë matematikore

Isa Mustafa tha se me 82 vota në parlament mund ta ndërrojë Kushtetutën e Kosovës.

Parlamenti i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë.

Edhe sa vota iu nevojitën Isës, Hashimit, Ramushit dhe Fatmirit për ta ndërruar popullin e Kosovës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat