Kreshnik Ahmeti: Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtarë të cilët vijnë nga Kosova

Aktuale

Kreshnik Ahmeti: Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtarë të cilët vijnë nga Kosova

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se Serbia po vazhdon me bllokimin e kamionëve tregtarë të cilët vijnë nga Kosova.

“Përveç kamionëve me origjinë nga Kosova, Serbia po bllokon edhe kamionët me origjinë nga vendet e tjera, por që shfrytëzojnë Republikën tonë si rrugë tranzit”.

“Në fotografi, e cila është realizuar sot, shihet një kamion nga Republika Çeke i cili kthehet prapa nga autoritetet e Serbisë, përderisa tenton të hyjë në territorin e tyre nëpërmjet Republikës së Kosovës”.

“Bllokimet e tilla janë shkeljet e marrëveshjeve rajonale, pjesë të të cilave jemi i gjithë rajoni si të barabartë”, ka shkruar në Ahmeti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat