Vjosa Osmani kujton krimet serbe në Kosovë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Aktuale

Vjosa Osmani kujton krimet serbe në Kosovë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Nga: A.Zh Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:33
Vjosa Osmani

Dje janë bërë 21 vjet nga masakra në lagjen Qerimi në Gjakovë, ku janë vrarë 21 persona, gra dhe fëmijë. Në këtë masakër kishte mbijetuar vetëm Dren Caka i cili kishte pasur vetëm 10 vjet në atë kohë.

Këtë ngjarje e ka kujtuar sot edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova për herë të parë kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë, përcjell Bota sot.

Sipas saj, për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi.

“Për herë të parë, Kosova kishte Qeveri që në Programin e saj kishte edhe përgatitjen e Padisë për gjenocid kundër Serbisë. Për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi. Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani në një postim në Facebook.

Kujtojmë që Osmani ishte ndër tre deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që votuan kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Albin Kurtit, e cila megjithatë u rrëzua me 85 vota./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat