LDK formon grup ekspertësh për të vlerësuar pasojat ekonomike të koronavirusit

Aktuale

LDK formon grup ekspertësh për të vlerësuar pasojat ekonomike të koronavirusit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:42
Avdullah Hoti

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka formuar një grup ekspertësh për të vlerësuar pasojat ekonomike nga pandemia COVID19.

“Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë.”, ka shkruar Hoti.

Më tutje, masat sipas Hotit do të jenë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë.

Ky është postimi i tij:

Ne tanimë kemi formuar një grup të ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilët po bëjnë vlerësimet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të kemi gjatë këtij viti nga pandemia COVID-19.

Bazuar në këtë vlerësime, ekspertët do të zhvillojnë masat konkrete për mbështetje të: ekonomisë private dhe punësimit, ndërmarrjeve publike, bujqësisë, sektorit të prodhimit, mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara të shoqërisë siç janë ata që janë në skema sociale dhe ata që mbesin të papunë si rezultat i pandemisë, e kështu me radhë.

Masat do të jenë gjithëpërfshirëse për sivjet dhe vitin e ardhshëm dhe do të përfshijnë pako të ligjeve që stimulojnë sektorin privat dhe që sigurojnë diskrecion të Qeverisë për të mobilizuar financim adekuat për rimëkëmbje të shpejtë ekonomike.

Qëllimi primar i masave do të jetë mobilizimi i të gjitha burimeve të financimit për rimëkëmbje të shpejtë të sektorit privat dhe punësimit, dhe mbrojtje sociale adekuate për grupet më të rrezikuara.

Por, në të njëjtën kohë masat do sigurojmë likuiditetin e sistemit bankar, si dhe qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit përmes një deficiti buxhetor dhe borxhi publik të përballueshëm në afat të shkurtë dhe afat të mesëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat