"Truni i PDK-së kanë përfundu në Vetëvendosje"

Aktuale

"Truni i PDK-së kanë përfundu në Vetëvendosje"

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:40
Albin Kurti, Kadri Veseli

Driton Selmanaj, deputet nga LDK duke folur për vendosjen e reciprocitetin dhe rrëzimin e qeverisë tha se ata e kanë diskutuar me kryeministrin për kërkesën e SHBA-së, për heqjen e tarifës.

“Ne i kemi diskutu me Kurtin nga fillimi, ai ka qenë i informuar rreth mendimit për tarifën dhe reciprocitetin.

Është miratu programi i Kurtit, por vendimi i 1 prillit, kjo ish dasht me ndodhë me amerikanët në konsultim. Akti i reciprocitetit ka mujt të kryhet dhe një kohë, ne i kemi thënë se atij në vazhdimësi”, ka thënë Selmanaj në Debat Plus, përcjellë Indeksonline.

Derisa ai ka thënë se ka marrëveshje të fshehtë mes Kurtit e Mustafës për president.

“Ka marrëveshje për presidentin, i është kërku LDK-së që mos ta bëj publike, sepse mund t’i lëndojë atë, që janë zotuar se kandidati i LDK-së do të propozohet për president”.

Selmanaj madje ka thënë se rrëzimi i qeverisë ka qenë domosdoshmëri, pasi që Kurti po vazhdonte dëme shtetit. Ndërsa gjithashtu ka thënë se VV është vazhdimësi e LPK-së.

“Ka një përpjekje nga viti 1999 që LDK të hiqet nga skena politike dhe LPK ka qenë ideator. Ata s’kanë mujt dhe më pas e kanë bërë përmes PDK-së, por që e kanë parë se LDK vetëm sa etablohej më shumë. Tash kanë bërë kështu kanë thënë me themelu VV-në.

Truni i PDK-së kanë përfundu në VV. Me këtë më bindi Konjufca mbrëmë që tha në garë do të jemi me PDK-në.

 Që i bie cilado që të humb a fiton janë të njëjtit, i njëjti brum, e njëjta materie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat