Gashi: Kurti mbase dëshiron të bëjë aleancë me këto shtete pasi kundërshtoi Amerikën

Aktuale

Gashi: Kurti mbase dëshiron të bëjë aleancë me këto shtete pasi kundërshtoi Amerikën

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:46
Arben Gashi

Shefi i grupit Parlamentar i LDK’së Arben Gashi, në Pressing tha se politika e Kurtit ishte problematike për vendin.

Ai tha se përvec Amerikës të gjithë të tjerët i lexojmë mes rreshtave.

Gashi tha se edhe VV dikur dëshironte të ndërmjetësonte SHBA, ndërkaq sot sipas tij ai dëshiron të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës..

“Politikëbërja e Kurtit ishte problematike, në politikë asgjë nuk është statike. Politika e tij na ka sjellë këtu. Përveç amerikanëve, të tjerët i lexojmë në mes të rreshtave. Ai më parë kërkonte që të jetë ndërmjetësues SHBA në dialog por ai ndoshta ndoshta ka dëshirë të bëj aleancë me Kinën, Indinë, Brazilin në vend të Amerikës”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat