Selmanaj me akuza ndaj Kurtit: E dinim se do ta prishte marrëveshjen

Aktuale

Selmanaj me akuza ndaj Kurtit: E dinim se do ta prishte marrëveshjen

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:48
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka akuzuar Albin Kurtin si person që nuk pranon mendimin ndryshe.

Selmanaj, në “Debat Plus”, ka thënë se LDK nuk e dëshiroi prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen por se një gjë e tillë ishte domosdoshmëri për Kosovën.

Ai thotë se edhe LDK ishte për reciprocitet por kërkesat e SHBA-së gjatë procesit ndryshuan rrjedhën.

“SHBA e thanë çartë se taksa duhet të hiqet, ndërsa reciprociteti nuk duhet të vendoset. Ne nuk kemi pasur rrugë tjetër”.

Deputeti i LDK-së duke folur për përplasjet që rrëzuan koalicionin thotë se mendimi i Veliut ishte personal dhe nuk kishte të bënte me shkaktim paniku.

“Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendjen e jashtëzakonshme e shpall vetëm Kuvendi i Kosovës”.

Selmanaj thotë se Albin Kurti nuk është i gatshëm për demokraci parlamentare.

“Kurti nuk mund të punojë të tjerët, nuk mund të pajtohet me të tjerët dhe nuk mund të dëgjojë mendimin ndryshe. Tash kur po i del në rrugë dikush tjetër atë po e rrok një paranojë e pakuptimtë”, tha ndër të tjera Driton Selmanaj.

Ai ndër të tjera ka thënë se LDK-ja e ka ditur që Vetëvendosja do ta prishte marrëveshjen e koalicionit, kur do të vinte koha e votimit te presidentit.

“Ne si LDK e kemi pritur që Vetëvendosje do ta prishte marrëveshjen e koalicionit, jo tash, por në kohën kur do të vinte koha e votimit te presidentit. E kemi ditur se Vetëvendosje do ta prishte marrëveshje me neve. Ne mendojmë që ata e kanë prishur marrëveshjen me neve”, ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat