Veseli ripërsërit: Do të jemi opozitë e fuqishme

Aktuale

Veseli ripërsërit: Do të jemi opozitë e fuqishme

Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:24
Kadri Veseli

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka ripërsëritur se do të jenë opozitë e fuqishme.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, duke folur për situatën aktuale politike në vend, tha se zgjedhjet si opsion në princip do të ishin më të mira.

Veseli edhe njëherë ka ripërsëritur se partia që ai drejton në çdo rrethanë do të mbetet në opozitë.

“Do të jemi opozitë e fuqishme dhe e zëshme. Jemi shumë aktivë dhe jam në kontakt në baza ditore me të gjithë kryetarët e degëve dhe nëndegëve të partisë, me të cilët po koordinohemi që të bëjmë një opozitë të mirëfilltë që do të jetë model”, tha ai në RTV21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat