“Rebelohet” Driton Selmanaj me sondazhin: Nëse e bëni pyetjen se kush është fajtor pse s’ka ra borë, atëherë LDK është fajtori

Aktuale

“Rebelohet” Driton Selmanaj me sondazhin: Nëse e bëni pyetjen se kush është fajtor pse s’ka ra borë, atëherë LDK është fajtori

Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:47
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj është “rebeluar” me anketën e realizuar nga RTV Dukagjini se kush është fajtor për prishjen e koalicionit LVV apo LDK.

Derisa drejtuesi i emisionit po e lexonte rezultatet e sondazhit se kush ishte fajtor për prishjen e qeverisë, ku shikuesit kishin vlerësuar me mbi 80% se LDK i ka fajet, ka reaguar ashpër Selmanaj.

”Nëse nesër e realizoni një anketë me pyetjen pse s’ka rënë borë në Kosovē, ju garantoj se ky rezultat do të dalë i njëjtë, ku fajësohet LDK. Lëreni këro sene”, tha Selmanaj,.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka theksuar se kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë njëjtë. "Albin Kurti e Hashim Thaçi janë të njëjtë. Kanë dëshirë të jenë protagonistët”, tha ai.

Ai ka ngritur dyshime se kur nisi kriza politike në Kosovë.Sipas tij, kriza politike filloj që nga momenti kur ndodhi takimi 4 orësh ndërmjet Albin Kurtit e Hashim Thaçit.

Selmanaj ka theksuar se vendi nuk ka nevojë të shkoj në zgjedhje, sepse VV i ka vetëm 29 deputetë.Ai tha se Vetëvendosje, e ka mundësinë që brenda 15 ditësh ta formojë Qeverinë e re, le ta gjejë një partner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat