Policia jep detaje për përleshjen në karantinën në Qendrën e Studentëve

Aktuale

Policia jep detaje për përleshjen në karantinën në Qendrën e Studentëve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 00:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje për incidentin në Qendrën e Studentëve e cila tashmë është shndërruar në karantinë e ku po qëndrojnë qytetarë të cilët janë kthyer nga shtete të ndryshme

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 23:00 në konviktin numër 3 dhe 4.

Sipas tij në përleshje kanë qenë të përfshirë disa persona.

“Rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërmarrë masat e duhura lidhur me rastin”, ka thënë ai.

Ndryshe, një përleshje fizike ka ndodhur, para pak minutash, në Qendrën e Studentëve, atje ku janë të strehuar qytetarët të cilët janë kthyer nga shtete të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat