Gëzim Kelmendi i reagon Albin Kurtit: Kështu kur nuk e ke frikë Zotin, bën ç’të duash...

Aktuale

Gëzim Kelmendi i reagon Albin Kurtit: Kështu kur nuk e ke frikë Zotin, bën ç’të duash...

Nga: N.Sh Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:30
Albin Kurti dhe Gëzim Kelmendi

Edhe kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar për emërimin e bordeve me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kelmendi përmes një postimi në Facebook, thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po e tregon fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tij.

Sipas tij, Kurti fitoj duke marrë vota në emër të çkapjes së shtetit, por i kapen bordet.

Ai shton se lakmia për pushtet e bëri atë të ndjek rrugën e PAN-it dhe LDK-së.

Sipas tij, kështu është kur nuk e ke frikë Zotin dhe bën ç’të duash.

Postimi i plotë:

VV-ja me 200 mijë votat e marrura në emër të "çkapjes", i "kapen" bordet".

Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit nuk iu deshtën ma shumë se 60 ditë pushtet për ta treguar fytyrën e vërtetë të ideologjisë së tij.

Ai i fitoi zgjedhjet e fundit me 6 tetor duke premtuar "çkapjen" e shtetit.

Por si duket lakmia për pushtet bëri që ai ta ndjekë rrugën e "paraardhësve" të tij, PAN-it dhe LDK-së.

Ai pasi i shkarkoi disa borde të ndërmarrjeve publike, filloi "kapjen" e tyre duke duke emëruar në pozita të larta ish- kandidat për deputet nga VV-ja dhe militiant të vet të VV-së.

Kjo tregon se VV-ja nuk dallon nga PAN-i dhe LDK-ja.

Kështu kur nuk e ke frikë ZOTIN, bën ç'të duash me pasurinë e shtetit.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat