Para 6 muajve Besnik Bislimi e paralajmëronte Haradinajn se do t’ia anulojnë të gjitha vendimet

Aktuale

Para 6 muajve Besnik Bislimi e paralajmëronte Haradinajn se do t’ia anulojnë të gjitha vendimet

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:02
Besnik Bislimi

Rreth 3 javë pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, të cilat u mbajtën më 6 tetor 2019, nënkryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Besnik Bislimi kishte deklaruar se do t’i anulojnë të gjitha vendimet që janë marrë pas dorëheqjes së Qeverisë “Haradinaj”.

Por, njëjtë ka vepruar edhe Qeveria “Kurti”, pjesë e së cilës është vet Bislimi, ndonëse para para 10 ditë është rrëzuar nëpërmjet mocionit të votëbesimit në Kuvendin e Kosovës.

Kjo Qeveri së fundi i ka shkarkuar disa Borde të ndërmarrjeve publike, duke i emëruar në të njejtat pozita militantët e lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Ne kemi thanë që do të anulohen vendimet e paligjshme që janë bërë në kohën pasi që Qeveria ka dhënë dorëheqje. Nëse vendimet janë marrë në një periudhë kur Qeveria nuk ka pasë mandat për të marrë vendime të tilla, atëherë kemi komplet të drejtë morale dhe ligjore mos me i njoftë të njëjtat”, pati thënë për kallxo .com, Besnik Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat