Kryeziu: Emërimet në Borde të ligjshme, pas 6 muajve hapët konkursi i ri

Aktuale

Kryeziu: Emërimet në Borde të ligjshme, pas 6 muajve hapët konkursi i ri

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:23
Përparim Kryeziu

Emërimet e reja në Ndërmarrjet Publike, nga Qeveria e Kosovës po konsiderohen në përputhje me ligjet e Kosovës.

Për emërimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që vijnë nga partia e shefit të ekzekutivit Albin Kurtit, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sqaruar se këta të fundit janë emëruar në bazë të përgatitjeve të tyre profesionale, e jo në baza partiake.

“Qëllimi ka qene që në këto pozita të merohen individë, e cilët ne te njëjtën kohe e kane përgatitjen profesionale akademike dhe ne te njëjtën kohe ndajnë edhe vlerat rreth integriteti te tyre profesional me qellim te ndërprerjes se gjakderdhjes financiare. Brenda 6 muajsh do te këtë konkurs te hapur dhe transparent sipas te cilit do të përzgjidhen anëtarët e ri te bordeve ne fjale ne mënyrë transparente dhe duke ndjekur meritokracine”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai këto emërime i ka quajtur të përkohshme deri në hapjen e një konkursi të ti.

Kësisoj Kryeziu ka deklaruar se në konkursin e ri i cili do të hapet pas 6 muajve do të emërohet bord i ri me kompetenca të plota.

“Duhet të sqaroje se emërimet be borde janë emërime te përkohshme, janë emërime deri ne një konkurs te ri te cilin ne e premtojmë qe tashme ndodhe brenda 6 muajsh. Ne te cilin konkurs do te zgjidhet bordi i ri me kompetenca te plota, kompetencat e secilave, do te jene transparente”, deklaroi Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat