Melihate Tërmkolli me akuza ndaj Albin Kurtit: Po pra, “erdhi dita” me kapë shtetin!

Aktuale

Melihate Tërmkolli me akuza ndaj Albin Kurtit: Po pra, “erdhi dita” me kapë shtetin!

Nga: N. H Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:00
Melihate Tërmkolli

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka akuzuar rëndë kryeministrin në detyrë rreth emërimeve të bordeve.

Ish-deputetja e LDK-së thotë se të gjitha vendimet kryeministri aktual i ka marrë natën, ndërsa veç kapjen e shtetit e arsyeton në pikë të ditës.

Madje, Tërmkolli në shkrimin e saj, ajo gjithë këtë e ka quajtur si një demagogji.

Ja shkrimi i saj:

Kur e kapë shtetin VV qenka ç'kapje?!

Krejt kjo në kohë coronavirusi!

Madje si Qeveri e shkarkuar!

Interesant, të gjitha vendimet Albini i ka marrë natën, në pikë te natës, veç kapjen e shtetit e arësyeton në pikë të ditës. Po pra, "erdhi dita" me kapë shtetin!

Ç'farë demagogu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat