Kadri Veseli: Gjendja është alarmante, tregon se cilat veprimet do t’i merr si lider i opozitës

Aktuale

Kadri Veseli: Gjendja është alarmante, tregon se cilat veprimet do t’i merr si lider i opozitës

Nga: N. H Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:10
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njofton se sot ka pasur një takim me drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi kërcënimet që po i vijnë ekonomisë prej pandemisë.

Veseli deklaron se ka mësuar se mbi 60 mijë biznese dhe mbi 280 mijë punëtorë të sektorit privat janë pranë kolapsit ekonomik dhe kanë nevojë imediate për mbështetjen e shtetit.

Ai thekson se nuk ka më kohë për të humbur, dhe se gjendja është alarmante në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Sot pata një takim me drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi kërcënimet që po i vijne ekonmisë sonë prej pandemisë. Prej tyre mësova se mbi 60 mijë biznese dhe mbi 280 mijë puëntorë të sektorit privat janë pranë kolapsit ekonomik dhe kanë nevojë imediate për mbështetjen e shtetit. Iu tregova se PDK-ja ka disa javë që ka propozuar një pako emergjente, prej së paku 300 milionë euro, për të stimuluar ekonominë dhe ndihmuar punëtorët e sektorit privat.

Qeveria në ikje ka folur për një propozim të vonuar, të pamjaftueshëm të cilën po përpiqet ta kalojë në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar detyrimin kushtetutes për të kaluar në kuvend ristrukturimin e buxhetit.

Nuk ka më kohë për të humbur, gjendja është alarmante të gjitha vendet e Evropës e kanë tashmë në veprim plane emergjente ekonomike për situatën. Prandaj, si lider i opozitës, do të marr iniciativën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku do të mund të hartojmë bashkarisht një pako të plotë e gjithëpërfshirëse për shpëtuar ekonominë të cilën mandej ta votojmë e vëmë në zbatim menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat