Gjashtë pacient me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktuale

Gjashtë pacient me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:18
Ilustrim

6 prej 43 pacientëve të prekur me Covid-19 e që po trajtohen në Klinikën Infektive vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Infektologu Sali Ahmeti ka thënë se mosha e tyre e sëmundjet e tjera kanë bërë që gjendja e tyre shëndetësore të jetë e rënduar.

Në mesin e të infektuarve trajtimin këtu po e vazhdojnë edhe dy fëmijë.

Ai ka njoftuar se në këtë klinikë janë pranuar edhe 12 raste të tjera të dyshimta, të cilat priten të konfirmohen.

Sipas Ahmetit, numri i personave që janë duke u shëruar nga ky virus po shkon duke u rritur.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka vazhduar të bëjë thirrje për distancim social dhe vetizolim të qytetarëve.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë së premtes i ka bërë thirrje qeverisë që të dërgojë në Kuvend rekomandimin për masa të tjera restriktive.

Sipas Ahmetit, thirrja që të mos dilet pa nevojë nuk po respektohet.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar mbi 120 qytetarë me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat