Krasniqi e Stavileci kërkojnë sqarime nga ambasadat për emërimet e zyrtarëve të VV-së në borde

Aktuale

Krasniqi e Stavileci kërkojnë sqarime nga ambasadat për emërimet e zyrtarëve të VV-së në borde

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:53
Memli Krasniqi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka kërkuar përgjigje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë për vendimin e kryemi istrit në largim Albin Kurti i cili ka emëruar në bordet e ndërmarrjeve publike zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Sa mirë! Do të ishte e udhës të komentonit edhe për emërimet e paligjshme të militantëve partiakë joprofesionistë në bordet e shumë ndërmarrjeve publike nga Qeveria në largim. Sidomos pas shumë vitesh që ishit të angazhuar direkt në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të këtyre bordeve”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Ndërsa, përgjigje për kapjen e këtyre bordeve nga VV ka kërkuar edhe Blerand Stavileci, drejtor i përgjithshëm në PDK.

Ai ka kërkuar përgjigje nga Ambasada Amerikane, ajo e Gjermanisë, Francës dhe nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Natalyie Apostolova.

Kryeministri në largim Albin Kurti në mbledhjet e fundit të Qeverisë ka bërë emërimin e disa zyrtarëve të Vetëvendosjes nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat