Instituti i pavarur alarmon shtetin: BIA ka sjellë rreth 30 agjentë në Kosovë – për ndarjen e Mitrovicës

Aktuale

Instituti i pavarur alarmon shtetin: BIA ka sjellë rreth 30 agjentë në Kosovë – për ndarjen e Mitrovicës

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:22
Foto

Për informacionin e ndjeshëm të cilin e siguruan, i njoftuan menjëherë krerët e shtetit.

Kreu i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, Bedri Elezi, po thotë se Shërbimi sekret i Serbisë – BIA – ka filluar zbatimin e një plani operativ për ndarjen e Mitrovicës.

Krejt ky aksion, sipas tij, po bëhet në kohën kur vendi po ballafaqohet me pandeminë Covid-19.

“Shërbimi serkret serb, BIA, ka sjellë rreth 30 agjentë serbë në veriun e Mitrovicës”, ka deklaruar Elezi.

“Ky plan operativ parasheh që të krijojë një situatë të re në veriun e Mitrovicës… pas përfundimit të pandemisë pritet të rifillojë dialogu”, ka thënë ai.

Elezi ka thënë se këtë informacion e morën nga ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat