Profesori universitar: Rusia mund ta ketë kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës

Aktuale

Profesori universitar: Rusia mund ta ketë kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:32
Vladimir Putin

“Rusia mund ta ketë kërcënuar Serbinë me njohjen e Kosovës, nëse nuk do ta nënshkruan marrëveshjen për gazsjellësin rus më 25 shkurt 2008”, ka thënë profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati.

Ai këtë e bëri të ditur në një debat në televizionin publik, gjersa po trajtonte temën e propagandës ruse.

Kastrati tha se vetëm 8 ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Medvedev kishte shkuar në Beograd për ta nënshkruar marrëveshjen me gazsjellësin rus, të cilën e nënshkroi ish-kryeministri serb Koshtunica.

Sipas praktikave ruse, vazhdoi Kastrati, është shumë e mundshme që Medvev e ka kërcënuar Koshtunicën se do ta njihnin pavarësinë e Kosovës nëse s’do të nënshkruhej ajo marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat