Ismaili: Kurti bëri gabim me SHBA-në, por edhe në qeverisje

Aktuale

Ismaili: Kurti bëri gabim me SHBA-në, por edhe në qeverisje

Më: 3 prill 2020 Në ora: 21:52
Uran Ismaili

Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së Uran Ismaili thotë se kjo parti nuk do të përfshihet në asnjë skenar të mundshëm për formimin e qeverisë së re.

I ftuar në emisionin Pressing, Ismaili tha se edhe në opozitë mund të kontribojnë në të mirë të qytetarëve.

“Nuk jemi të përfshirë në çfarëdo matematike për formimin e qeverisë”, tha Ismaili.

Ai thotë se VV e cila për 50 ditë qeverisi me LDK’në, kanë më pak kualitet të Grupit Parlamentar.

“Jemi një grup parlamentar i kombinuar mirë.  Si kualitet kemi më shumë se VV, kemi përvojë më shumë se VV dhe jemi më të përgatitur se VV”, theksoi ai.

Ismaili tregoi se votuan mocionin për rrëzimin e qeverisë pasi ‘Qeveria filloi të paraqitet me rreziqe të shumëfishta”.

“Kurti nuk bëri asgjë për ruajtjen e qeverisë. Kjo qeveri rrëzoi vetëveten”, tha ai, duke përmendur krizën në mes të dy partnerëve të koalicionit, kohë kjo në të cilën sipas Ismailit, u harrua rreziku nga pandemia.

“Kurti pati raport tejet të keq me SHBA’në”, tha Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat