Musliu: I kërkojë falje publike Kujtim Shales, sa i përket emërimit në borde

Aktuale

Musliu: I kërkojë falje publike Kujtim Shales, sa i përket emërimit në borde

Më: 3 prill 2020 Në ora: 22:02
Fahri Musliu

Sot gjatë ditës qeveria në largim ka emëruar disa drejtorë dhe anëtarë të bordeve në Ndërmarrje Publike e që disa prej tyre janë zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Publicisti dhe veterani i gazetarisë kosovare, Fahri Musliu ka reaguar ndaj këtyre emërimeve, ku padashje ka ngatërruar në emër, njërin nga këta persona.

Me anë të një reagimi ai edhe ka kërkuar falje.

Reagimi i tij i plotë:

Kërkim ndjesë, me lejen time, është publikuar një postim i imi në fb, ku përmendet emri i dr Kujtim Shalës, dentist dhe profesor universitar nga Prizreni, si anëtar i ti i bordit të Telekomit të Kosovës se ai qenka personi me të njëjtin emër nga Fushë Kosova. Për këtë lëshim të pa qëllimshëm, i kërkoj ndjesë publike dentisti Shala dhe lexuesve. Me respekt, Fahri Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat