Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka ankohet se po shpifin ndaj tij dhe familjes, ja çka paralajmeron

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka ankohet se po shpifin ndaj tij dhe familjes, ja çka paralajmeron

Nga: A.J Më: 3 prill 2020 Në ora: 22:29
Fitim Uka

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka përmes një postimi në facebook ka përgënjeshtruar disa media të caktuara të cilat sipas tij kanë janë etiketuar kinse janë punësuar në institucione të ndryshme pasi ky është bërë deputet.

Ai ka thënë se është e qartë, që këta po përpiqen që të dëmtojnë imazhin tim, ama nuk e di çfarë borxhi u ka familja ime. Sidoqoftë, besoj që së shpejti do t’i sqarojmë të gjitha.

Asnjë prej familjarëve të mi, këta që janë etiketuar (sepse familja ime është pak më e madhe), nuk janë punësuar nga unë. Që të gjithë, ama bash të gjithë, punojnë para se unë të merrem me politikë, bilez para se unë të përfundoja studimet e mija. Po e ripotencoj, SHUMË PARA SE UNË TË MERREM ME POLITIKË.

Postimi i plotë:

Të dashur,

Unë kam qenë i vetëdijshëm, që angazhimi në politikë ka një çmim. Nëse çmimi janë shpifjet e vazhdueshme, atëherë kjo ka një mënyrë si adresohet. Tashmë, kam filluar procedurat e padisë për shpifje dhe ankesën në Këshillin e Medieve të shkruara.

Është e qartë, që këta po përpiqen që të dëmtojnë imazhin tim, ama nuk e di çfarë borxhi u ka familja ime. Sidoqoftë, besoj që së shpejti do t’i sqarojmë të gjitha.

Asnjë prej familjarëve të mi, këta që janë etiketuar (sepse familja ime është pak më e madhe), nuk janë punësuar nga unë. Që të gjithë, ama bash të gjithë, punojnë para se unë të merrem me politikë, bilez para se unë të përfundoja studimet e mija. Po e ripotencoj, SHUMË PARA SE UNË TË MERREM ME POLITIKË.

Këtë do ta dëshmoj së shpejti, kur të ftohem për të dhënë sqarimet e mija para organeve kompetente.

Jam më i vogli i një familjeje me kryefamiljar një veteran arsimi. Jemi rritur dhe shkolluar me pagën e tij dhe me punën që kemi bërë në tregun e gjelbërt të Prishtinës. Kushdo që na njeh vetëm pak, e di historinë tonë familjare, për çka edhe jemi krenarë. Nuk kemi vjedhur kurrë dhe as nuk jemi përfolur për afera korrupsioni, prandaj jemi larg të qenit milioner. Megjithatë, “ari” ynë është shkollimi dhe secili prej këtyre që i keni etiketuar ka kualifikim superior (për çka unë vetë kam shkruar publikisht, sepse s’kam çfarë të fsheh). Nëse dëshironi që t’i linçoni dhe degradoni në pozita, siç keni bërë rëndom, provojeni dhe ju uroj fat.

Sidoqoftë, është e pandershme të krijoni çafrëdo korrelacioni a kauzaliteti mes angazhimit tim politik dhe punësimit të tyre të para 10 vjetëve. Dhe, poashtu, edhe më e ndyrë, nëse provoni të ia mveshni një gjë të tillë Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe ju e dini këtë, por e kuptoj që paratë e majme duhet të justifikohen.

Ju sqaroj, që asnjë medium nuk më ka kontaktuar për të verifikuar lajmin dhe për të marrë prononcimin tim. Etika profesionale e kërkon një gjë të tillë! Por, mbase më mirë kështu.

P.S. Foto ilustron propagandën dhe disa të tjera edhe thirrjen për linçim, që po i grumbulloj bashkë me albumin familjarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat