Murati: E çuditshme rezistenca e theksuar ndaj nismave të Uashingtonit zyrtar viteve të fundit

Aktuale

Murati: E çuditshme rezistenca e theksuar ndaj nismave të Uashingtonit zyrtar viteve të fundit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:18
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook ka thënë se është pak e çuditshme që në një pjesë të opinionit tonë publik, por edhe të një pjese të politikës sonë, ka pasur një rezistencë të theksuar ndaj nismave të Uashingtonit zyrtarë këto vitet e fundit.

“Shpesh herë, përfaqësuesit e këtij diskursi janë përpjekur që luftën e brendshme politike në Uashington ta transferojnë në Kosovë për interesa të tyre të brendshme klanore e partiake. Janë nxjerrë në opinion ku janë e ku nuk janë përfaqësues të instituteve të ndryshme, njerëz të botës akademike, gazetarë, politikan, ish politikan e ish diplomatë, të njohur për qëndrimet kundër administratës aktuale, gjithmonë në funksion ngritjes së dyshimeve se çka vjen nga Uashingtoni zyrtar mund të jetë në dëm të interesave të Kosovës.

Të atij Uashingtoni që është krejtësisht i qartë sa i përket pavarësisë së Kosovës. Të atij Uashingtoni që i vetëm dha lejen për formimin e ushtrisë së Kosovës”, shkruan Murati, përcjellë Indeksonline.

Ait tutje ka thënë se të në anën tjetër, të njëjtit e mbajnë zërin e ultë kur BE-ja cakton një përfaqësues për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, si z.Lajçak, që vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, e po ashtu ka një shef si z.Borell, që vjen nga një vend që po ashtu nuk e njeh Kosovën.

“Në anën tjetër vetë BE-ja për shkak të shteteve si Spanja dhe Sllovakia ka qëndrim neutral ndaj Kosovës. Sigurisht ne nuk kemi zë në caktimin e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, por ama ka qenë krejt jo korrekte caktimi i z.Llajçak në pozitën e ndërmjetësuesit në bisedimet Kosovë-Serbi. Në këtë drejtim, ata që po i rrinë gati ta kritikojnë Uashingtonin vazhdimisht ka qenë mirë të jenë pak më të zëshëm në procesin e emërimit të fundit të BE-së. Disi kjo punë eci si pa zhurmë. Apo të gjithë ndoshta ndërdije e kanë prapë se megjithatë e kemi Uashingtonin prapa”, përfundon Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat