Haziri nuk përjashton mundësinë e partneritetit LDK-VV në të ardhmen

Aktuale

Haziri nuk përjashton mundësinë e partneritetit LDK-VV në të ardhmen

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:28
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se ka ende vend për partneritet në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes. Dy partitë prishën raportet pas votimit të mocionit të mosbesimit, që shkarkoi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Megjithatë kryetari i Gjilanit, thotë se për një gjë të tillë duhet dakorduar dhe ka kushte që duhet plotësuar.

“Unë kam besuar që 100 ditë çdo qeveri i meriton sepse priten shenjat e para të ecjes politike”, tha Haziri.

“Ne jemi ende partneri i vetëm i mundshëm i VV’së pavarësisht mocionit”, tha Haziri.

“Duhet me pa çdo formë bashkëpunimi në të ardhmen sepse vetizolimi politik është i dëmshëm për shtetin. VV është kamp politik pa mbështetje”, theksoi ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

Qeveria Kurti u shkarkua me 82 vota në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat