Haziri: Kurti mund të tentojë të krijojë qeveri gjithëpërfshirëse

Aktuale

Haziri: Kurti mund të tentojë të krijojë qeveri gjithëpërfshirëse

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:52
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri edhe një herë ai ka përsëritur se LDK nuk mbyll dyert e bashkëpunimit me VV’në.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka marrë edhe një herë mandatin nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë.

Në këtë mënyrë, sipas kryetarit të Gjilanit, i pari i VV’së mund të krijojë qeveri gjithëpërfshirëse.

“Kurti mund t’i thërras partitë politike dhe të krijojë qeverinë gjithëpërfshirëse”, tha Haziri.

“Ne si LDK favorizojnë qeverinë gjithëpërfshirëse ku hyjnë në pjesëmarrje shumica nëse jo të gjitha partitë parlamentare…”, shtoi ai.

“Nëse Kurti e merr besimin e qeverisë gjithëpërfshirëse ai mund të çojë mandatin deri në fund”, theksoi Haziri.

“Qeveria e madhe e tillë sigurisht që do të menaxhohej nga VV’ja”, theksoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat