E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

Aktuale

E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

Më: 4 prill 2020 Në ora: 00:13
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se brenda partisë së tij ende nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Madje Haziri ka thënë se mund të befasoheni kur të del emri i propozuar.

“Nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Ende nuk është përmendur asnjë emër, as emri i Agim Veliut si nënkryetari i parë, as emri i Kujtim Shalës, e as i askujt tjetër”, është shprehur Haziri.

Tutje, ai tha se secili duhet ta pres kohën e tij.

“LDK nuk e pranon punën e imponimit. Secili duhet ta pres kohën e vet”, ka thënë Haziri.

Në fund, Haziri tha se mund të befasoheni me emrin e propozuar nga LDK’ja për kryeministër.

“Në LDK nuk imponohet emri për kryeministër. Madje mund të befasoheni kur të del emri nga LDK’ja”, shtoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat