Dy pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive i takojnë moshës nën gjashtëvjeçare

Aktuale

Dy pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive i takojnë moshës nën gjashtëvjeçare

Më: 4 prill 2020 Në ora: 00:18
Klinika Infektive

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar një grafik në të cilën bëhet e ditur mosha e të prekurve me Covid-19.

Hoti tregoi se deri tani dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.

“Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç”.

“Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Disa karakteristika rreth moshës së pacientëve që deri tash janë trajtuar dhe po trajtohen në Klinikën Infektive për Covid-19.
• Grupmosha e të prekurve me Covid -19 që kanë pasur nevojë më shumë për tretman spitalor është ajo mbi 70 vjeç.
• Ka numër të barabartë të pacientëve të grupmoshave prej 30-39 vjeçe deri në 60-69 vjeçe
• Në Klinikë deri tash nuk ka pasur të hospitalizuar asnjë pacient me Covid nga grupmosha 10-19 vjeç.
• Dy pacientë të spitalizuar i takojnë moshës nën 6 vjeçare.
• Nga 13 mars-3 prill 2020, në këtë klinikë ka vdekur vetëm një pacient i prekur nga Covid-19, i njëjti ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Këto të dhëna janë nxjerrë nga Klinika Infektive dhe grafika është punuar duke ju falënderuar bashkëpunimit edhe me dr. Sadije Namani, infektologe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat