Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave

Aktuale

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave

Më: 4 prill 2020 Në ora: 08:21
Ilustrim

Sot është Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Minave.

OKB-ja vlerëson se deri në 20 mijë njerëz humbin jetën, ose gjymtohen çdo vit nga minat tokësore dhe thotë se të paktën një e pesta e viktimave janë fëmijë.

Më 8 dhjetor 2005, Asambleja e Përgjithshme deklaroi se 4 prilli i çdo viti do të respektohet si Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin e Minave dhe Ndihmën në Veprimin ndaj Minave.

Sipas OKB-së, vendet më të prekura nga minat janë Angola, Kamboxhia, Afganistani dhe Bosnjë-Hercegovina.

Edhe në vendin tonë, në vitet e kaluara, kjo ditë është shënuar me aktivitete të ndryshme, mirëpo situata me koronavirusin ka bërë që këtë vit të mos ketë asnjë organizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat