Pronari e lëshoi me qera një veturë për 7 Mars dhe që nga ajo ditë nuk e gjeti më – kjo është thirrja e tij urgjente

Aktuale

Pronari e lëshoi me qera një veturë për 7 Mars dhe që nga ajo ditë nuk e gjeti më – kjo është thirrja e tij urgjente

Nga: N. H Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:26
Kjo është vetura - Volkswagen

Që nga data 7 mars një veturë e tipit Volkswagen nuk po mund të gjendet nga pronari i saj, i cili e kishte lëshuar me qera dhe personi që e ka marrë më nuk e ka kthyer prapë tek ai.

Kastriot Ismajli, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se personi që ka marr veturën quhet Gëzim Slemani.

Ai ka kërkuar se kush ka informacione lidhur me këtë rast, ta njoftojnë sa më parë.

“Ju lus gjithë shoqërinë dhe dashamirët se kush ka informacion për ketë Golf 7 me tabela 05-687-EJ të më lajmëroj. Më është marrë më 7 mars ‘rent’ nga Gëzim Selmani dhe kerri më nuk po dihet se ku është. Faleminderit për mirëkuptimin, për gjithë ju që me ndihmoni.”, thotë pronari i veturës, për “Bota sot”.

Për informacione, kontaktoni numrat 044/404-005, dhe 048/404-005.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat