Këshilltari i Albin Kurtit përfundimisht tregon se çfarë do të ndodhë me të zgjedhurit në borde

Aktuale

Këshilltari i Albin Kurtit përfundimisht tregon se çfarë do të ndodhë me të zgjedhurit në borde

Nga: N. H Më: 4 prill 2020 Në ora: 10:48
Albin Kurti dhe Driton Tali

Njohësit e çështjeve politike në vend i kanë kundërshtuar fuqishëm emërimet e anëtarëve të VV-së në borde të ndërmarrjeve publike.

Ndaj këtyre zërave, ka reaguar këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Driton Tali.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar përfundimisht se të zgjedhurit e tanishëm të bordeve janë të përkohshëm.

Sipas tij, këta të fundit në këto pozita nuk do të qëndrojnë as për gjashtë muaj, dhe do zëvendësohen.

Ja shkrimi i tij:

Shumë zhurmë për asgjë.

“U dridh mali polli një mi”, thotë një thënie e jona popullore.

Analista, krejt të zgjedhurit e bordeve janë të përkohshëm.

E kanë për detyrë m’i përgatit ndërmarrjet për procesin e konkurseve dhe kanë me skanu afarizmin e tyre.

Kaq!

Bile s’besoj që gjashtë muaj do të qëndrojnë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat