Zëdhënësja e Aeroportit del në mbrojtje të gazetarëve

Aktuale

Zëdhënësja e Aeroportit del në mbrojtje të gazetarëve

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:44
Valentina Gara

Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka dalë në mbrojtje të gazetarëve pasi që Qeveria në detyrë në kuadër të Pakos Emergjente nuk ka marrë ndonjë hap për t’i mbështetur mediet.

Gara në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkuar se gazetarët janë kategoria më e rrezikuar nga pandemia e Coronavirusit.

“E sot, besoj se ata janë më të rrezikuarit në këtë situatë meqenëse janë aty te spitalet, janë te policia, janë te FSK, janë në aeroport, janë në çdo pikë kufitare, janë aty te sheshi,te kuvendi, te shërbimi doganor, te komunat që janë në karantinë, janë te konviktet, janë aty te ballkonet tuaja kur ju protestoni me enë, janë te farmacitë, te furrat, te inspektorët e ATK-së, te KEK, te KEDS,te Ujësjellësi, te marketet,te shërbimet e mirëmbajtjes së pastërtisë dhe mirëmbajtjes së rrugëve, janë aty te politikanët tanë, janë çdokund për ne që të ulemi në kolltuqe afër kaminit dhe të kuptojmë të rejat e ditës…POR, gazetarët nuk qenkan në listën ku vërtetë duhet dhe meritojnë të jenë”, ka shkruar Gara.

Ajo ka thënë se pjesa më e mirë  e punë ssë saj është kur është pranë gazetarëve.

“Pjesa më e bukur e punës sime është kur jam në praninë e gazetarëve, punë të cilën e bëj me pasion pavarësisht temave që shtjellohen”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat