Zyrtari i Vetëvendosjes me një thirrje publike për Agim Veliun dhe Skënder Hysenin

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes me një thirrje publike për Agim Veliun dhe Skënder Hysenin

Nga: N. H Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:54
Hyseni, Grenell, Veliu dhe Hoti

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ironizuar me dy zyrtarët e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bicaj në shkrimin e tij, ka kërkuar që Skënderi Hyseni së bashku me Agim Veliun të shkojnë tek i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Richar Grenell, dhe të kërkojnë heqjen e reciprocitetit.

Ja shkrimi i tij:

O skender harmonika, merre bre gimen e Bradashit, shkoni te Grenelli, e thuni me naj hjek reciprocitetin, se diqysh ndjenje palidhje me e ndi veten si shtetas i barabart me te tjeret!!!

Bonu burra e kthena Kosmetin se po na mungon ne dokumente!

Diqysh krejt palidhje me shkru Republika e Kosoves ne dokumentet e mallrave qe vine nga serbia! Kjo nuk eshte fer ndaj shtetit mik serb!!!

Mule kryne qet pune se ju ka hi"j"e juve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat