Serbia i izolon komunat e Kosovës, Haki Abazi: Aspekti njerëzor është më i rëndësishëm

Aktuale

Serbia i izolon komunat e Kosovës, Haki Abazi: Aspekti njerëzor është më i rëndësishëm

Më: 4 prill 2020 Në ora: 13:14
Haki Abazi

Zëvendëskryeministri në detyrë , Haki Abazi ka komentuar vendimin e Serbisë sipas të cilit dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen me urdhër nga Beogradi.

Abazi ka thënë se janë në kontakt me kryetarët e komunave në veri dhe se aspekti njerëzor tani është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

“Nuk do të ishte e sinqertë nëse nuk themi se veriu nuk ka qenë në administrim qe 20 vite. Policia e Kosovës është prezente atje. Ne kemi komunikuar me kryetarët e komunave atje. Serbia padyshim që është problem për ne. E dimë që për 20 vite flamuri serb ka valuar në ato komuna. Sigurisht që nuk kemi qenë në gjendje për 50 ditë me e zgjedh ne këtë problem. Tani aspekti njerëzor është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Pjesa e jugut është më mirë, ndërsa ajo e veriut është lënë pas dore”, ka deklaruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat