Besa Gaxherri: Zotëri Kurti, ik se na ke zhgënjyer të gjithëve!

Aktuale

Besa Gaxherri: Zotëri Kurti, ik se na ke zhgënjyer të gjithëve!

Nga: A.Zh Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:37
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, pasi disa nga qytetet veriore të Kosovës me urdhër të Serbisë janë futur në karantinë.

Gaxherri ka pyetur Kurtin se pse nuk e ka dërguar policinë atje dhe se pse ka lejuar që Serbia të vendos masa të kontrollit total atje, përcjell Bota sot.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri që të ikë, pasi ka thënë se “ka zhgënjyer të gjithë”.

Postimi i plotë i Gaxherrit në Facebook:

Pse zt Kurti e dorëzove Veriun?

Pas konfirmimit për disa qytetarë serb në veri të Kosoves se janë të infektuat me virusin kovid19 dhe vdekjes së një banori atje, ju nuk ndërmorët asgjë.

Pse nuk e dhatë urdhërin të karantohen ato komuna?

Pse nuk e dërgove policin e Kosoves atje?

Tani kur të gjithë kufinjtë janë të mbyllur për levizjen e qytetarëve në përjashtim të mallrave, ju nuk e mbyllet kufirin me Serbin perderisa me Shqipërin, Maqedonin e Veriut dhe Malin e Zi kufinjtë janë të mbyllur.

Ju lejuat që Serbia të vëj masat e kontrollit total mbi atë pjes të Kosovës.

Cili është reagimi juaj? Cili është veprimi juaj?

Vertet situata në veri të vendit nuk ka qenë pa probleme por që të nderhyj Sebia me masat e siguris dhe kontrollit në një shtet Sovran dhe ju ta injoroni totalisht këtë situat është e pa pranueshme.

Ku mbeti retorika patriotike e juaja? Këto ditë kaq të rëndësishme për sovranitetin e vendit dhe qytetarët e vendit ti po meresh me zhgarkimin e ambasadorëve, konzujve e bordeve të kompanive publike për ti zavendësuar me zyrtarë e antarë të VV-së. A është kjo c'kapja apo kapja e shtetit?

Zt. Kurti, ik se na ke zhgenjyer të gjithëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat