U tha se kabineti i Pacollit shpenzoi katër herë më shumë se i Konjufcës, vjen reagimi i zyrtarit të AKR-së – ja si e quan këtë krahasim

Aktuale

U tha se kabineti i Pacollit shpenzoi katër herë më shumë se i Konjufcës, vjen reagimi i zyrtarit të AKR-së – ja si e quan këtë krahasim

Nga: N. H Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:24
Glauk Konjufca dhe Behgjet Pacolli

Këshilltari i Glauk Konjufcës, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Kërçeli, ditën e djeshme ka publikuar një raport krahasues të shpenzimeve të kësaj ministrie derisa ishte në krye Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij, si dhe shpenzimet e kabinetit aktual.

Sipas tij, Pacolli ka harxhuar afër katër herë më shumë se Konjufca në një muaj.

Lidhur me ketë, ka reaguar edhe zyrtari i AKR-së, Naim Murseli, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se krahasimi i shpenzimeve që është bërë nga kabineti i Ministrit në detyrë Konjufca është shumë banal.

Ja shkrimi i tij:

Krahasimi i shpënzimeve që është bërë sot nga kabineti i Ministrit në detyrë Konjufca është shumë banal. Është edhe ironike për faktin se komplet kabineti i ministrit është e rinovuar pikërisht nga z. Pacolli.

Vetëm kjo kap shifrën e qindra mijëra euro.

Por dallimi kryesor mes z. Pacolli dhe Konjufca është se i pari ishte i pranuar nga të gjithë akterët e huaj. Nuk ishte person i padëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat