Qeveria: Jemi të përfshirë në vendosjen e karantinës në dy komunat veriore

Aktuale

Qeveria: Jemi të përfshirë në vendosjen e karantinës në dy komunat veriore

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:29
Qeveria

Xhelal Zveçla, u.d i Ministrit të Qeverisë së shkarkuar dhe Zëdhënësi Përparim Kreziu kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në vendimmarrjen për vendosjen në karantinë të dy komunave veriore.

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

“Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”, ka thënë ai

Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit të Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

Sveçla ka thënë se kjo bëhet që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve gjithandej, pavarësisht vendbanimin apo nacionalitetin

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në vendimin për vendosjen e karantinës në Veri të Kosovës është e përfshirë Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën e emergjente të shëndetit publik në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçan. Ministri Vitia është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat