​Qytetarët të shqetësuar, kërkojnë nga Qeveria masa për shpëtimin e ekonomisë

Aktuale

​Qytetarët të shqetësuar, kërkojnë nga Qeveria masa për shpëtimin e ekonomisë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:51
Prishtinë

Për shkak të përhapjes në masë të madhe të Pandemisë globale COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndërmarr një mori masash. Por për kundër kësaj qytetarët e Kosovës, shprehen të zhgënjyer, e krejt kjo për shkak se qeveritarët edhe në këtë situatë të jashtëzakonshme po mendojnë për pushtet, duke lënë anash gjendjen e rëndë ekonomike.

Kp realizoi gjatë ditës së shtunë një anketë me qytetarë, të cilët u shprehen se Qeveria po shkatërron më shumë gjendjen ekonomike, se sa vetë koronavirusi.

Qytetari, Mevledin Podgorica kritikoi qeveritarët në Kosovë, sipas tij në vend se të merren me luftimin e koronavirusit, ata luftojnë për karrige.

Ai theksoi se, populli i Kosovës më i rrezikuar është nga uria se sa nga koronavirusi.

Me këtë rast, ai i bëri thirrje qeverisë së re për reflektim.

Podgorica: Populli nuk vdes nga virusi por nga uria

“Ky virus e ka shkatërruar krejt botën, por më shumë na kanë shkatërruar viruset në qeveri që i kemi, sepse në vend se të mendojnë për situatën në Kosovë që është, ata po luftojnë për karrige, e kështu që është më mirë për ta, me menduar për popullin, sepse kur të vdes populli jo prej virusit, por kur të vdes nga uria, atëherë mbesin vetëm në karrige dhe nuk kanë prej kujt me lyp as vota as kurgja…Sot në këtë kohë, kanë mundur të dëshmojnë vetën se sa të aftë janë, për punën për postet që i kanë, kështu që selam qeverisë le t’i hapin sytë se sot e kanë shansin e fundit për popullin me mendu”, thotë Podgorica.

E sipas qytetarit, Besim Latifi, edhe pas heqjes së taksës, qytetarët duhet t’i bojkotojnë produktet serbe dhe boshnjake, në mënyrë që të mos ketë ngecje në ekonominë vendor.

Latifi: Duhet me pas kujdes vetë qytetarët jo veç qeveria

“Me masat e reciprocitetit që i kanë vendosur, duhet me pas kujdes vetë qytetarët jo veç qeveria, që vetëdijesimi i konsumimit të prodhimeve vendore me qenë në nivelin më i lartë, kështu që lehtësohet dhe tregohet një logjikë shumë e shnosh, që populli nuk i dëshiron produktet sidomos për çështjen e produkteve të importit prej Serbisë dhe Bosnjës, kështu që nëse vendosemi ne me vetëdije të plotë mu sill në mënyrë refuzuese ndaj prodhimeve Serbe, atëherë nuk kemi me ndi edhe këtë çështje të përkohshme që e kemi”, thotë Latifi.

E mësuesi për shërime natyrore, Fatmir Mucolli, sa i përket situatës aktuale në vendin tonë, thotë se duhet të krijohet një besëlidhje , ku do të veprohet dhe punohet drejt.

Sipas tije, populli duhet t’i lër inatet, në mënyrë që të stabilizohet gjendja.

Mucolli: Këtu duhet me u bë një besëlidhje

“Këtu duhet me i marrë njerëzit e urtë, këtu duhet me u bë një besëlidhje, duhet me u bo besëlidhja e shekullit 21 me ja shtri dorën e pajtimit, me u betuar që nuk do të flasim keq, nuk do të dojë njëri tjetrin me denu. Dënimi, poshtërimi nuk është zgjedhje, këtë hala njerëzit nuk po e kuptojnë që natyra është ka na dënon se na vetë vetën pe dënojmë. Hapet parlamenti çka ka aty, çfarë artista, ku ke pa ne botë që me share, fyerje dhe gjithçka të keqe bëhet mire, nuk ekziston formulë që mundet me akceptu”, thotë Mucolli.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka aprovuar planin operacional për pakon fiskale emergjente, por e cila po shieht e pamjaftueshme për shpëtimin e sektorit privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat