Kërkesa urgjente e Armend Zemajt për Qeverinë

Aktuale

Kërkesa urgjente e Armend Zemajt për Qeverinë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 18:03
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se 130 mijë punëtorët pa kontrata pune, qeveria duhet t’ua jep 170 euro dhe ti regjistrojë.

Zemaj ka thënë se këtë shteti duhet ta bëjë urgjentisht.

“Shteti urgjentisht duhet t’u ofroj 170 euro edhe për punëtorët pa kontrata (që punojnë në të zezën). Pa procedura të stërgjatura organet kompetente duhet t’ua mundësojnë formën më të lehtë dhe më të shpejt të regjistrimit të këtyre punëtorëve në Zyrat e Agjensisë së Punësimit, ATK, etj, që këta brenda 10 dite të përfitojnë gjysmëpagën (170 euro) nga qeveria. Edhe familjet e tyre duan të hanë bukë”, ka shkruar ai.

Postimi i Zemajt:

Urgjente: 130.000 punëtorëve pa kontrata (në të zezën) shteti t’u jep 170 euro dhe t’i regjistroj shpejt.

Shteti urgjentisht duhet t’u ofroj 170 euro edhe për punëtorët pa kontrata (që punojnë në të zezën). Pa procedura të stërgjatura organet kompetente duhet t’ua mundësojnë formën më të lehtë dhe më të shpejt të regjistrimit të këtyre punëtorëve në Zyrat e Agjensisë së Punësimit, ATK, etj, që këta brenda 10 dite të përfitojnë gjysmëpagën (170 euro) nga qeveria.

Edhe familjet e tyre duan të hanë bukë.

Shteti duhet bashkëpunuar dhe të marrë të dhënat edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat për të precizuar numrin e punëtorëve dhe të krijohen lehtësira që ata të legalizohet shpejt me urgjencë.

Përllogaritjet janë se në Kosovë janë nga 120.000 deri 130.000 punëtorë që punojnë pa kontrata pune (në të zezën), në ndërtimtari, hoteleri, bujqësi, blegtori, si pastrues, punë krahu, etj.

Ky është një realitet i hidhur, që është rënduar edhe më shumë në këtë krizë të Covid-19.

Mbase disa nga këta punëtorë janë të regjistruar për të marrë asistencë sociale nga komunat përkatëse. Por shumica tashmë nuk kanë marrë as pagën e marsit dhe as që do marrin atë të prillit dhe majit.

Sot u njoftova nga mediat se në Pejë dhe rajonin e Dukagjinit këto ditë është dhjetëfishuar numri i familjeve me gjendje të rënduar ekonomike që kërkojnë ndihma humanitare. “Kryqi i kuq” në Pejë ka njoftuar se kanë ardhë kërkesa të shumta nga qytetarët për t’u futur në listën e ndihmëkërkuesve. Kërkesë e njëjtë po bëhët edhe në shoqatat e tjera humanitare.

Shteti, qeveria dhe të gjithë ne të mobilizohemi që ta zbusim këtë gjëndje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat