Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ministri i këtij dikasteri, Arben Vitia së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj do të mbajnë sonte një konferencë për media.
Sipas njoftimit, ajo do të mbahet në ora 19:45 në oborrin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet lidhur me pandeminë, Covid-19 në Kosovë.
Deri më tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 135 persona me COVID-19, 16 persona janë shëruar dhe një ka vdekur.