Kërkuan ndihma nga shteti, jep dorëheqje anëtari i Shoqatës së Veteranëve dhe të Familjeve të Vrara Gjatë Luftës

Aktuale

Kërkuan ndihma nga shteti, jep dorëheqje anëtari i Shoqatës së Veteranëve dhe të Familjeve të Vrara Gjatë Luftës

Nga: D.RR Më: 4 prill 2020 Në ora: 22:16
Gazmend Halilaj

Anëtari i Shoqatës së Veteranëve dhe të Familjeve të Vrara Gjatë Luftës, Gazmend Halilaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo shoqatë, për shkak se kjo e fundit ka kërkuar që të përfshihet në pakon emergjente të qeverisë.

Avokati Gazmend Halilaj thotë se kjo e ka bindur përfundimisht që të marr vendimin që nga sot të mos jetë pjesë e asnjë shoqate.

“Këto veprime nuk janë veprime të liridashësve as të çlirimtarëve, janë veprime #MERCENARE, që paguhen për të kryer shërbime ushtarake”, ka shkruar ndër tjera Halilaj.

Postimi i plotë:

Nga sot më nuk jam pjesë e Shoqatës së Veteranëve dhe të Familjeve të Vrara Gjatë Luftës

Të dashur miq, siç e dini jam veteran I Luftës së lavdishme të UÇK-së dhe familjeve të të vrara gjatë luftës për liri.

Kërkesa e Shoqatave të Dalura nga Lufta për përfshirjen e këtyre kategorive në Pakon Emergjente të Qeverisë së Kosovës për këto kategori, më kanë bindur përfundimisht që të marr vendimin që nga sot të mos jem pjesë e asnjë shoqate.
Derisa anë e mbanë botës janë mbushur rrugët me njerëz të vdekur dhe të sëmurë që as në spitalet e improvizuara nuk po I zë vendi është e papranueshme një kërkesë e tillë.

Kemi mijëra familje pa asnjë të ardhur financiare, e kemi fëmijë jetim pa prindër.
Kemi familje me persona me të meta fizike e mendore, kemi gjithandej edhe njerëz që të vendmin burim për mbijetesë e kanë pasur një vend pune në sektorin privat.
Dhe tani e një muaj, jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë cent, por edhe I kanë humbur vendet e tyra të punës, me mbylljen e bizneseve.

Sot në këtë situate shtresat e shoqërisë të dalura nga lufta, si njerëz simbolikë për daljen zot të këtij vendi, në vend që shumë prej nesh të I dalin në ndihmë këtyre familjeve, këtij buxheti ekstrem të varfër, sot dëgjon që post të ardhurave të rregullta mujore që marrim, pa asnjë ditë punë, por vetëm me arsyetimin që kemi qenë “tri ditë në luftë” por shumica as ato “tri ditë”, I kërkojmë me mburrje Qeverisë të na përfshijë në Pakon Emergjente edhe neve si veteran, invalid dhe familje të të vrarëve.

Në këtë kohë është e papranueshme, andaj me përgjegjësinë e plotë, nga sot e tutje, nuk dua t’i përkas kësaj shoqate. Nuk dua as më të vogëlin benificion nga ajo.

Për dallim prej të tjerëve, udhëheqësit e këtyre shoqatave kanë përfituar nga janë sjellur. Këto veprime nuk janë veprime të liridashësve as të çlirimtarëve, janë veprime #MERCENARE, që paguhen për të kryer shërbime ushtarake.
Nuk e di a ka më turp sesa për luftën që ke bë të kërkosh benificione, e mëpastaj të lavdërohesh për atë luftë që ke bërë. Është më shumë se e turpshme. Si do të ndiheshin ata dëshmorë të rënë për lirinë e këtij vendi poqëse do të ndëgjonin kërkesat e juaja të turpshme.
E kemi pasur obligim secili nga ne të mbrojë atdheun e vet, është shumë normale me mbrojtë vendin tëndë, por është jonormale që të kërkosh shpagim për atë mbrojtje që ja kemi bërë.
Tek e fundit nuk kemi bërë asgjë, përderisa kemi jetën, e ata që kanë të drejtë të madhe janë dëshmorët e kombit që më të vlefshmën e tyre e dhanë për lirinë e këtij vendi, dhe jo ju profiterët e pasluftës që thirreni në emër të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat