Thaçi kujton masakrën e Rezallës: Masakrat dhe dëbimet masive ishin forma të hapura të gjenocidit të shteti serb

Aktuale

Thaçi kujton masakrën e Rezallës: Masakrat dhe dëbimet masive ishin forma të hapura të gjenocidit të shteti serb

Nga: M.H Më: 5 prill 2020 Në ora: 09:18
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në Facebok, ka kujtuar masakrën e Rezallës së Drenicës, duke thënë se kjo ishte masakra me e rëndë e kryer nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill të vitit 1999.

Thaçi gjithashtu ka thënë se edhe në këtë masakër të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat, siç tha ai, nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

Postimi i plotë:

Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat