“Gjarpri në aksion...”, çka po paralajmëron deputetja e VV-së?

Aktuale

“Gjarpri në aksion...”, çka po paralajmëron deputetja e VV-së?

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2020 Në ora: 10:57
Hashim Thaçi

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq se po tentojnë të nxisin tensione për interesa të tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i EFJ-së, Ricardo Gutierrez, ka ftuar gazetarët që të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojë në interes të publikut.

“Duket qartë që disa politikanë, duke nisur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e përdorin krizën me koronavirus për të nxitur tensione politike e sociale në interes të tyre. Ftojmë gazetarët të mos hyjnë në këtë lojë dhe të veprojnë në interes të publikut”, ka thënë Gutierrez.

Teksa ka ndarë këtë lajm me miqtë e saj në Facebook, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka thënë se “gjarpi është në aksion”, përcjell Bota sot.

Ajo ka pyetur se për kënd po punon presidenti Thaçi dhe se interesat e kujt po i përfaqëson ai.

“Gjarpri në aksion...Për kënd po punon Presidenti i vendit? Interesat e kujt i përfaqëson?”, ka shkruar Pacolli./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat