Albin Kurti: Dikush po do gjakderdhje në Veri, mos bini pre e atyre që duan ndarjen e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti: Dikush po do gjakderdhje në Veri, mos bini pre e atyre që duan ndarjen e Kosovës

Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:06
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se ka politikanë në Kosovë që duan konflikt për të çuar përpara idenë e shkëmbimit territorial me Serbinë.

Kurti në një video të publikuar në Facebook, ka porositur që deklarimet e presidentit për veriun të merren me rezervë nga populli i Kosovës.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur karantinën në Mitrovicën e Veriut dhe në Zveçan, Kurti ka thënë se nuk kanë dashur ta bëjnë këtë këtë gjë me tupan, në mënyrë që kriza shëndetësore të mos e thellohet edhe me një tjetër.

Kurti: MSh ka shpallur karantinën në veri dhe Zveçan por nuk kemi dashur ta bëjmë me tupan

“Së fundmi është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo e cila ka shpallur karantinën edhe në dy komuna tjerta, në komunën e veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan, mirëpo nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan, nà « mënyrë që kriza shëndetësore të mos e thellohet edhe me një tjetër.......

Kurti ka shtuar se e dinë që Serbia ka pretendime në Kosovë, sidomos në veri.

Kurti: Ka politikanë e zyrtarë të lartë në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë

“Po, ka politikanë e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin pë r ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i besojnë atyre që kontribuuan për ndarjen e Mitrovicës dhe e lanë të pazhvilluar e në mjerim për mbi dy dekada.

Kurti e ka krahasuar presidentin Thaçi me “dhelprën që kur i digjej bishti thoshte se po digjet e gjithë bota”.

Kurti: Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë, por jo nuk do ta lejojmë

“Edhe deklarimet e Presidentit që po sillet si njëri nga liderët opozitarë merrni me rezervë e qetësi. E dini thënien e urtë të popullit tonë se kur dhelprës po i digjet bishti ajo thoshte se po digjet e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur që të na djegë gjithë vendin tonë. Mirëpo jo nuk do ta lejojmë”, ka thënë tutje Kurti.

Ai luti qytetarët që të respektojnë udhëzimet e institucioneve të Kosovës, duke qëndruar në shtëpi.

***

Shefi i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial.

“Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje.

Ai ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë.

“Ruajeni gjakftohtësinë dhe mos bini në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampajnat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime. Ato janë kurthi që do të bien vetë ata”, ka shtuar ai.

“Atyre që kontribuan për ndarjen e Mitrovicës mos ju besoni”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat