Amerika me falënderim të veçantë për ministrin e Vetëvendosjes

Aktuale

Amerika me falënderim të veçantë për ministrin e Vetëvendosjes

Më: 5 prill 2020 Në ora: 15:20
Arben Vitia

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Phillip Kosnett i ka dërguar një letër ministrit në Detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, të cilin e falënderon për përpjekjet për luftimin e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Diplomati amerikan ka thënë se konferenca e përbashkët e ministrit Vitia me ministrin Dalibor Jevtiq, më 2 prill, tregon një shembull përkushtimi dhe lidershipi.

“Unë shpresoj se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen në qeverinë dhe institucionet e saj, si dhe në mesin e komuniteteve të Kosovës”, thuhet në letër.

Letra e publikuar nga ministri Vitia:

Letër falenderimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Duke iu falenderuar të gjithë profesionistëve shëndetësorë dhe punëtorëve mbështetës, zyrtarëve policorë, kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarëve komunal, ministrave dhe partnerëve nga BE e SHBA ne jemi duke u përpjekur të parandalojmë shpërndarjen e virusit.

Duke qendruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues.

Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë.

Gjithçka ka ndërruar në rutinën e jetës sonë. Kjo kërkon vetëdijësim të lartë. Le të mos tregohemi të shkujdesur.

Prandaj, ju lutemi të:

Qëndroni në shtëpi.

Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.

Bashkë do t’ia dalim!

Image
Letra e Kosnett
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat